Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carrasco dhe Hermoso të Atletico Madridit infektohen me Covid-19

Dyshja e Atletico Madridit, Yannick Carrasco dhe Mario Hermoso, kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19, shkruan “Mundo Deportivo”.

Të dy lojtarët nuk kanë stërvitur të premten për shkak të testeve të cilat i kishin bërë, e që janë konfirmuar pozitive të shtunën. Trajneri Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Carrascos dhe Hermosos, pasi të dy janë në izolim.

Të dielën, Atletico Madridi do të luajë në udhëtim te Cadizi në La Liga. Te Atletico më herët pozitivë kishin dalë edhe Renan Lodi, Diego Costa, Luis Suarez, Lucas Torreira, Vrsaljko, Angel Correa, Santiago Arias, Ivo Grbiq dhe Jose Maria Gimenez.