Angel Correa dhe Shime Vrsaljko janë dy lojtarët e Atletico Madridit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në testet e bëra të shtunën e kaluar, njofton gazeta “Marca”.
Atletico të dielën ka njoftuar se në rezultatet e marra të dielën, dy anëtarë kanë dal pozitivë me COVID-19.
Të dy janë pa simptome por janë izoluar. Atletico të enjten luan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut.