Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cardiffi interesohet për Enis Bardhin

Cardiff City që luan në kategorinë e dytë të futbollit anglez ka shprehur interesim për futbollistin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhin.

Bardhi aktualisht është pjesë e Trabzonsporit të Superligës së Turqisë, por mund të largohet nga skuadra në këtë muaj.

Trajneri i Cardiffit është Erol Bulut, i cili e pëlqen stilin e mesfushorit shqiptar, i cili mund të huazohet te klubi anglez deri në fund të edicionit aktual.

Kështu ka shkruar të premten mediumi maqedonas “ekipa.mk”. Për Bardhin së fundmi interesim kishte shprehur edhe Union Berlini.

28-vjeçari në 15 ndeshje të sezonit aktual ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime. Te Trabzonspori është prej gushtit të vitit 2022 kur u transferua nga Levante për tre milionë euro.

Artikuj të ngjashëm