Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cardiff City interesohet për Andi Zeqirin

22-vjeçari Andi Zeqiri është i huazuar tek Augsburgu gjerman për këtë sezon, ndërsa mund të luajë edhe më tej në Bundesligë si i huazuar.

Megjithatë, ai edhe mund të transferohet përfundimisht te skuadra e rangut të dytë të futbollit anglez, Cardiff City.

Kështu ka shkruar të shtunën “Wales Online”, që thotë se skuadra uellsiane i dëshiron shërbimet e tij.

Zeqiri është reprezentues i Zvicrës dhe ka luajtur në shtatë ndeshje. U huazua tek Augsburgu i Bundesligës nga skuadra e Brightonit të Premier Leagues.

Me Augsburgun ka realizuar dy gola dhe ka dy asistime në 21 paraqitje në këtë edicion.