Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Capello: Mesfusha e Interit, prej më të mirave

Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello, beson se mesfusha aktuale e Interit është prej më të mirave në botë.

Ai ka thënë se mesfushorët e “nerazzurrëve” mund të krahasohen me ata të Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan, Nicolo Barella dhe Davide Frattesi, janë mesfushorët për të cilët Capello, mendon se janë prej më të mirëve.

“Interi ka mesfushë të fortë. Kanë përzierje të kualitetit, kujdeësit dhe vizionit për lojë. Calhanoglu është shpërndarës i mirë, kurse Barella e Mkhitaryan kanë inteligjencë dhe kualitet taktik”, ka thënë Capello për “La Gazzetta dello Sport”.