Mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Porton.
Interi i ka rezistuar sulmeve të vazhdueshme të Portos, sidomos në minutat e fundit, për të bërë vend në çerekfinale të Championsit.
“Çalhanoglu ishte prezencë stabile në paraqitjen defenzive të Interit. Ai qëndroi i disiplinuar në mesfushë, ishte figurë qetësuese, me paraqitje solide sa i takon pasimeve dhe me ndërhyrje në kohë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
Artikuj të ngjashëm