Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çalhanoglu, më i miri i ndeshjes

Mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu, është shpallur nga UEFA lojtari më i mirë i ndeshjes me Porton.

Interi fitoi 1:0 me golin e Lukakut, por ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar Çalhanoglun.

“Të gjitha situatat e rrezikshme të Interit janë krijuar nga apo nëpërmjet Hakanit. Kjo nuk ka ndryshuar as kur Brozoviq u aktivizua dhe Çalhanoglu ndryshoi pozitën në fushë”, kanë thënë ekspertët e UEFA-s.