Saul ‘Canelo’ Alvarez ka fituar titullin WBO të kategorisë gjysmë të rëndë në boks duke e mposhtur Sergey Kovalevin me nokaut në Las Vegas.
29-vjeçari i peshave të mesme u ngrit për dy divizione për t’u përballur me 36-vjeçarin rus.
Meçi u mbyll në raundin e 11-të me Canelon që tani ka arritur të fitojë titullin në katër divizione peshash.
Meksikani Canelo pas fitores ka thënë se triumfi në kategorinë e re për të ishte përpjekje për të forcuar reputacionin e tij në sportin e boksit.
Ai e nisi karrierën në kategorinë deri 63 kilogramë si 15-vjeçar në debutimin e tij më 2005. Deri tani, përfshirë fitoren e së shtunës, Canelo ka arritur të triumfojë në kategoritë supervelter, të mesme, super të mesme dhe gjysmë të rëndë.
Edhe
Alvarez nokauton Kovalevin, bëhet kampion në kategorinë e katërt të ndryshme
Kovalev në anën tjetër po luftonte në meçin e 16-të rresht për titull bote, në një seri që kishte nisur më 2013.
Canelo ka vetëm një humbje në 56 meçet e tij – ajo kundër Floyd Mayweather më 2013.