Sport

Canada i lumtur në Kosovë

Pas vetëm katër paraqitjeve në Superligën e Kosovës në basketboll, Ponte Prizreni bëri të ditur se ka vazhduar edhe për një vit kontratën me amerikanin Malcolm Canada. 

Plejemejkeri në fillim të muajit të shkuar iu bashkua Ponte Prizrenit, ekip që këtë edicion për herë të parë po luan në elitë. Canada fillimisht kishte firmosur deri në fund të këtij edicioni, por pas paraqitjeve të mira dhe bindjes që fitoi klubi, kontrata u vazhdua edhe për një edicion, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është rasti i parë që një klub basketbolli në Kosovë “blindon” një të huaj për më shumë se një sezon. Canada 23-vjeçar, qysh në start është treguar përforcim i qëlluar te Ponte Prizreni që aktualisht zë vendin e pestë në tabelë pas 19 xhirove të zhvilluara. 

“Kam vendosur të qëndroj te Ponte për ta ndihmuar ekipin që edicionin tjetër të ketë suksese edhe më të mëdha, pasi ky është vetëm edicioni i parë në Superligë. Dhe, ndihem shumë krenar që do të jem edhe vitin tjetër këtu”, insiston Canada. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)