Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cana mund të rikthehet te Lazio

Lorik Cana mund të kthehet sërish në futbollin aktiv. Problemet me lëndime të mbrojtësve te Lazio kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës të mendojnë për disa lojtarë që tani janë pa ekip.

Sipas mediave italiane, ndër ta është edhe emri i Lorik Canës. Lëndimet e Wallace, Basta, Bastos dhe De Vrij kanë detyruar drejtorin sportiv të 'lacialëve', Igli Taren të aktivizohet për të gjetur alternativa për repartin e mbrojtjes.

Sipas të përditshmes, “Il Messaggero”, Tare ka një listë me 5 emra. Zacardo, Sagna, Lescott dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në ambientet e klubit kryeqytetas dhe ndër ta është edhe ai i Canës, transmeton Sporti në KTV.

Cana nuk ka luajtur për më shumë se një vit derisa mbetet të shihet nëse do të kthehet sërish në fushë. 34-vjeçari ka bartur fanellën e Lazios për 4 vite, nga 2011 deri më 2015.

Artikuj të ngjashëm