Hakan Calhanoglu të martën do të prezantohet si lojtar i ri i Interit, ka konfirmuar Sky Sport Italia.
Mesfushori turk, i cili përfundoi aventurën në Euro 2020 me Turqinë, do të aterojë në Milano pasditen e së nesërmes. Ai pritet t’i kryejë testet mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm detajet e fundit mungojnë që marrëveshja të marrë zyrtarisht formë. Në tryezë është një kontratë tre-vjeçare me vlerë pesë milionë euro plus një milion bonus në sezon.
Duke pasur parasysh situatën emergjente për problemin e Eriksenit, Interi po përpiqet të forcohet në mesfushë dhe lojtari turk është lojtari që Simone Inzaghi e kërkonte shumë. Negociatat pësuan përshpejtim menjëherë pas problemit që i ndodhi Eriksen në Euro 2020 me Danimarkën.
27-vjeçari fillimisht ishte në bisedime me Milanin për vazhdimin e kontratës, por Rossonerët nuk plotësuan kërkesat financiare të tij.