Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calhanoglu, pas Evropianit, merr vendim për të ardhmen

Hakan Calhanoglu nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mesfushori i Milanit është në bisedime me klubin kuqezi për vazhdimin e kontratës, por nuk ka gjetur ende marrëveshje.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se 27-vjeçari do të vendosë për të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian.

Mesfushori turk do të jetë futbollist i lirë në fund të muajit qershor, pasi i skadon kontrata me “Rossonerët”.

Interesim për Calhanoglu ka shprehur Arsenali. Londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë të lartë lojtarit për ta bindur të transferohet në “Emirates”.

Për shërbimet e turkut interesim ka shprehur edhe Juventusi.

Artikuj të ngjashëm