Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calhanoglu i hapur për largim nga Leverkuseni

Hakan Calhanoglu mund të largohet këtë verë nga Leverkuseni nëse një ofertë e mirë bëhet në drejtim të tij, ka konfirmuar agjenti i lojtarit.

23 vjeçari nuk do të mund të luajë në këtë sezon për shkak të një dënimi që ka marr nga CAS-i për shkeljen e marrëveshjes së transferimit, dhe për këtë është suspenduar për katër muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjenti i lojtarit, Bektas Demirtas ka thënë se e ardhmja e lojtarit është plotësisht në duart e Leverkusenit, por nuk ka përjashtuar largimin.

“Hakan do të jetë me Leverkusenin edhe për tre vjet (sa është kontrata e tij). Nëse një ofertë e mirë vjen edhe për Leverkusenin dhe lojtarin, atëherë transferimi do të ndodhë. Por, vendimi final i përket klubit”, ka thënë ai për Kicker.

Calhanoglu është i lidhur me një kalim te Chelsea në javët e fundit, përderisa është raportuar se edhe Barcelona po monitoron situatën e tij.