Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Caldara: Po punoj shumë për t’u rikthyer te Juve

Mbrojtësi italian, Mattia Caldara luan si i huazuar nga Juventusi tek Atalanta.

Caldara është blerë nga Juventusi për 15 milionë euro plus 10 të tjera bonuse gjatë verës së këtij viti, por është lënë në huazim te skuadra e Atalantas deri në përfundim të këtij stinori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka treguar se dëshiron që këtë vit të përmirësohet më shumë dhe të jetë gati për të luajtur me bardhezinjtë sezonin e ardhshëm, transmeton kp.

“Punoj shumë për t’u përmirësuar, në mënyrë që kur të arrij në Torino të jem gati, ai do të jetë një hap i rëndësishëm për karrierën time dhe dua që të jap më të mirën kur të veshë atë fanellë”, ka thënë Caldara.

“Duhet të tregoj që vlej për Juven, por aktualisht jam i fokusuar tek Atalanta dhe dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë me këtë skuadër”, ka theksuar ai.