Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Caldara kthehet te Milani

Atalanta nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Mattia Caladaras nga Milani. Mbrojtësi 27-vjeçar do të kthehet te Milani ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Ai u huazua te Atalanta ku këtë edicion pati vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat. Atalanta e shiti Caldaran te Juventusi për 19 milionë euro në janar të vitit 2017, ndërsa në vitin 2018 u transferua te Milani pas largimit të Leonardo Bonuccit. Milani shpresoi ta shes te Atalanta për 15 milionë euro, por ai nuk bindi drejtuesit e Atalantas.