Komiteti i Gjyqtarëve në UEFA, ka njoftuar sot se ka përzgjedhur gjyqtarin i cili do të vendos drejtësi në finalen e Champions League, në mes Real Madrid dhe Liverpool, e cila zhvillohet më 26 maj në Stadiumin e Kievit.
Gjyqtari i ndeshjes finale në Champions League, është serbi Milorad Mazic, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s po ashtu, për të marrë pjesë në Kupën e Botës “Rusi 2018”, transmeton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilorad Mazic, i cili ishte gjyqtarë në finalen e Kupës së Konfederatave vitit e kaluar, që u zhvillua në mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, kurse si zyrtarë i katërt do të jetë francezi Clement Turpin.