Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka thënë se sulmuesi i klubit të tij Andrea Belotti tani ka një vlerë prej 150 milionë euro.
Sulmuesi i talentuar kishe nënshkruar kontratën e re, që e mban deri në qershor 2021, derisa ka një klauzolë prej 100 milionë euro, transmeton Koha.net. Cairo beson se pas hat-trickut në fitoren prej 3-1 ndaj Palermos ai ka vlerë edhe më të madhe.
“Nëse do ta vendosja çmim në kontratën e tij momentalisht do të çoja në 150 milionë euro. Ai ka shënuar edhe tri gola të çmendura, secila më e mirë se tjetra. Duhet të presim dhe të shohim nëse një ekip do të paguajë 100 milionë euro. Shpresoj që jo sepse e duam atë këtu, tani po kënaqemi me të dhe golat e tij”, ka thënë ai për Sky Sports.