Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cagliari e transferon mbrojtësin Asamoah

Cagliari e ka shtuar edhe një lojtar në skuadër në afatin kalimtar të janarit që ishte i mbyllur, por Kwadwo Asamoah nënshkruan me klubin pasi ishte lojtarë i lirë.

Kontrata e tij do të përfundojë në fund të sezonit, ndërsa është raportuar se i ka kaluar gjitha testet mjekësore. 32-vjeçari, mbrojtës i krahut të majtë, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali. Ganezi më parë ka luajtur për klubet si Torino, Udinese, Juventusi dhe së fundmi te Interi. Kontrata e tij me “nerazzurrët” u prish me marrëveshje të dyanshme më 5 tetor, 2020.