Zymer Bytyqi e ka shënuar golin e parë për Konyasporin në ndeshjen të cilën e fitoi 3:0 ndaj Rizesporit.
Ai shënoi në minutën e parë në takimin e luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti i Kosovës luajti deri në minutën e 80-të, ndërsa titullar ishin edhe Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiqi.
Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 60-të, ndërsa Cikalleshi në minutën e 88-të. Për Bytyqin 25-vjeçar është goli i parë këtë edicion.