Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyqi shënon gol të bukur për fitoren e Konyasporit

Zymer Bytyqi ka shënuar gol të bukur në fitoren e Konyasporit.

Konyaspori të premten në mbrëmje fitoi kundër Giresunsporit me rezultatin 1:0, falë golit të realizuar nga reprezentuesi i Kosovës. Ishte ndeshje e xhiros së 24-rt në elitën e futbollit të Turqisë.

Futbollisti i krahut, Bytyqi 25-vjeçar, realizoi me gjuajte brenda zonës në minutën e 65-të, vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë si zëvendësues.

Në minutën e fundit të ndeshjes në lojë u inkuadrua edhe Endri Çekiçi.

Konyaspori është në vendin e dytë me 48 pikë.

https://streamja.com/29MRa