Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyqi asistoi, por humbi thellë në Turqi

Zymer Bytyqi ka asistuar në golin e vetëm të shënuar nga Konyaspori në humbjen e thellë 5:1 nga Alanyaspori. Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të Superligës së Turqisë, ndërsa Bytyqi asistoi për golin e epërsisë 1:0 në minutën e 11-të.

Më pas, ALanyaspori shënoi pesë gola për ta fituar të dielën duelin ndaj Konyasporit. Bytyqi luajti deri në fund të takimit, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Endri Çekiqi dhe Sokol Cikalleshi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo