Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Butler dënohet rëndë për gjestin e turpshëm

Liga e basketbollit, NBA, e ka dënuar Jimmy Butlerin e Miamit me 15 mijë dollarë, për shkak të, siç është përshkruar, gjestit të turpshëm, gjatë ndeshjes së plejofit të martën kundër Atlanta Hawksit.

Heati po ashtu është dënuar me 15 mijë euro për postimin e këtij gjesti në rrjetet sociale. Liga NBA i ka publikuar këto dënime të enjten.

Butler nuk luajti të martën në fitoren 97:94, dhe e shikoi ndeshjen nga banka rezervë për shkak të lëndimit në gju.

Postimi në rrjetet sociale është fshirë nga llogaria e klubit.

Është dënimi i tretë i njohur këtë sezon, që arrin shifrën e 70 mijë dollarëve.

Me 30 mijë dollarë është dënuar për shkak të përfshirjes në një incident në ndeshjen Denver-Miami, në muajin nëntor.

Ndërkohë, me 25 mijë dollarë është dënuar për shkeljen e rregullave të ligës për qasjen në intervista në ndeshjen e “All-Starit” në muajin shkurt.

Artikuj të ngjashëm