Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Busquetsi me Barçën deri më 2023

Barcelona blindon një tjetër lojtar shumë të rëndësishëm që është pjesë e skuadrës së parë blaugrana që nga viti 2008.

Bëhet fjalë për Sergio Busquets i cili me shumë gjasa do ta mbyllë karrierën me Barçën pasi sot ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin deri në 30 qershor të vitit 2023.

Busquets i cili ka dalë nga akademia e klubit katalanas kur t’i përfundojë kontrata e re me Barcelonën do të jetë 35-vjeç.

Në marrëveshjen e re ashtu siç ka bërë edhe në rastet e rinovimeve të futbollistëve të tjerë, Barcelona ka përfshirë një klauzolë të lartë largimi prej 500 milionë eurosh.

Artikuj të ngjashëm