Kishim synim fitoren ka thënë mesfushori i Barcelonës dhe reprezentuesi i Spanjës, Sergio Busquets.
Busquetsi dhe Spanja të enjten u mposhtën nga Japonia, por pavarësisht kësaj, avancuan në fazën nokaut.
“Dukej sikur e kishim lojën nën kontroll. Ata shpresonin në kundërsulme dhe pjesa e dytë ishte e tillë. Ne kishim për qëllim të fitonim. Tani do të vazhdojmë. Në 1/8 e finales luajmë ndaj Marokut, që do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Nuk ishim shumë komod sepse ata bllokuan lojën tonë me pasime në mes linjave dhe ishte e vështirë të krijonim raste. E dinim se do të ishte e tillë. Dy golat atyre u dhanë vetëbesim. Ne dëshironim të ishim të parët dhe të fitonim. Ne nuk zgjedhim rival. Do të vazhdojmë tutje nga vendi i dytë, por kjo nuk është tregues nëse është më lehtë apo më vështirë”, theksoi ai.