Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabiri: Maroku synon ta fitojë Botërorin

Abdelhamid Sabiri ka thënë pas triumfit ndaj Portugalisë se Maroku e ka synim ta fitojë gjithë turneun e Botërorit që po zhvillohet në Katar.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme. Askuhs nuk ka menduar se mund ta arrijmë këtë sukses. Kam thënë javën e kaluar se ne duam që ta përfundojmë këtë ‘mallkim’”, ka thënë Sabiri i Marokut për “ZDF-in” gjerman.

“Tani do të punojmë për ndeshjen që e kemi. Duam ta fitojmë çdo ndeshje”, shtoi Sabiri.

Maroku në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Francë – Angli.