Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Burnley arrin fitore të madhe

Aston Villa

Burnley ka marrë fitore të madhe dhe mban gjallë shpresën për të mbetur në Premier League edhe për një edicion tjetër.

Burnley të enjten në mbrëmje e fitoi në shtëpi takimin e xhiros së 30-të përballë Southamptonit, 2:0.

Connor Roberts shënoi në minutën e 12-të për golin e epërsisë, ndërsa rezultatin e dyfishoi Nathan Michael Collins në minutën e 44-t.

Armando Broja luajti për 90 minuta te skuadra e Southamptonit.

Pas 32 ndeshjeve të luajtura, Burnley ka 28 pikë në vendin e 18-të, një më pak se Evertoni në vendin e 17-të, që është në zonën e qetësisë.

Southamptoni në vendin e 13-të ka 39 pikë.

Artikuj të ngjashëm