Sport

Burnley e ka fatin në duart e veta

Burnley hyn në ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League me fatin në duart e veta.

Burnely të enjten mbrëma siguroi barazim 1:1 në udhëtim tek Aston Villa në ndeshjen e mbetur të xhiros së 18-të të elitës së futbollit anglez.

Ashley Barnes i kaloi në epërsi mysafirët nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë. Penalltinë e shkaktoi Emiliano Buendia në Maxwel Cornetin. Por, Buendia e përmirësoi gabimin duke shënuar golin e barazimit tre minuta pas pushimit. Në minutën e parë të kohës shtesë, Matt Lowton u përjashtua nga loja me të kuq pas faullit që e shkaktoi në Calum Chambersin.

Kjo pikë e ngrit Burnelyn mbi zonën e rrezikshme që dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez.

Ka pikë të njëjta me Leedsin, nga 35, por goldallimin e ka shumë më të mirë.

Në vikend, Burnely luan kundër Newcastlet të vendit të 12-të, kurse Leedsi ndaj Brentfordit të vendit të 11-të.