Burnley e ka lëshuar fitoren nga dora në ndeshjen e parë të xhiros së 21-të në Premier League. Të premten mbrëma, Burnley barazoi 1:1 në shtëpi me skuadrën e Lutonit.
Në fakt, Burnley ishte në epërsi deri në minutën e tretë të kohës shtesë kur Lutoni shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes pas një gabimi të portierit vendas Trafford.
Burnley e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të me anë të mesfushorit Zeki Amdouni.
Megjithatë, Lutoni barazoi në minutën e 93-të nëpërmjet sulmuesit Carlton Morris, goli i të cilit u konfirmua edhe pas rishikimit të VAR-it.
Me këtë barazim, Burnley mbetet i parafundit me tabelë me 12 pikë, katër më pak se Lutoni që është një pozitë më lartë.
Te Burnley në stol ishte portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq.
-
Muriqi shkëlqen në “Teatrin e Ëndrrave”, Burnley fiton një pikë
-
Tjetër gabim i Muriq që i kushton me pikë Burnleyt
-
City e largon Burnleyn nga Premier League dhe barazohet me pikë me Arsenalin
-
Tottenhami lëshon fitoren “nga dora”, rrezikon seriozisht largimin nga Premier League
-
Chelsea barazon me Burnleyn, hap prapa në luftën për top-katërshe