Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bundesliga firmos kontratë katërvjeçare të transmetimit të vlefshme 4,4 miliardë euro

Bundesliga e Gjermanisë në futboll duhet të përfitojë rreth 4,4 miliardë euro nga të drejtat vendore të transmetimit të ndeshjeve në katër edicione të ardhshme. Marrëveshja hyn në fuqi prej edicionit 2021\22, ka njoftuar Liga e Futbollit të Gjermanisë të hënën.

Sky e ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve në orarin kryesor të së shtunës.

Marrëveshjet janë bërë të ditura të hënën, ndërsa ato sjellim më pak të ardhura se marrëveshja aktuale katërvjeçare që përfundon edicionin e ardhshëm. E vlefshme 4,6 miliardë euro, marrëveshja aktuale është 85 për qind më e mirë se ajo e kaluara.

Sky i ka shumicën e të drejtave edhe në marrëveshjen aktuale.

DAZN ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve që luhen të premten dhe të dielën. DFL-ja është dashur të shtyjë tenderin për më shumë se një muaj për shkak të pandemisë.