Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffoni refuzoi skuadrat e Manchesterit, ndonëse me pagë dyfish më të lartë

Portieri legjendar Gianluigi Buffon kishte refuzuar ofertat nga Manchester City dhe Manchester Unitedi këtë verë, para se të bënte një rikthim emocional te skuadra kampione e Serie A, Juventusi.

Buffoni, 41-vjeçar, te skuadrat e Manchesterit do të kishte rolin e portierit të dytë, ndonëse do të kishte pagë dyfishë më të madhe që ka pranuar te Juventusi, raporton "Daily Mail".

Mirëpo, Buffon nuk ka qenë i gatshëm të qëndrojë rezervist i Edersonit apo David de Geas.

Buffon edicionin e kaluar ishte pjesë e Paris Saint-Germainit ndërsa në total pati vetëm 25 paraqitje.

Te Juventusi, Buffon po ashtu do të jetë portier i dytë prapa Wojciech Szczesnyt, mirëpo atij i janë premtuar mjaftueshëm paraqitje për të thyer rekordin e ndeshjeve në Serie A të Paolo Maldinit të Milanit.