Gigi Buffon është vënë në shënjestër nga Boca Juniors, për mundësinë e transferimit në kampionatin argjentinas, pas përfundimit të këtij sezoni.
Deklarata e një javë më parë nga ish-sulmuesi i Juves, Carlos Tevez, ishte sinjali i parë, që kishte një prapavijë të qartë. Presidenti i Boca Juniorsit i ka kërkuar Terezit që të bindë Buffonin për të diskutuar mundësinë e një marrëveshje për sezonin e ardhshëm, transmeton TCH.
Por edhe trajneri i Boca Juniors, Guillerme Schelotto, ish-trajner në Itali në radhët e Palermos është shprehur se, “Angelici më ka thënë se kanë telefonuar Buffonin për ta pyetur dhe bisedimet do të rinisin në muajin qershor. Tani jemi shumë të përqendruar për kampionatin”.
Buffon është në fundin e karrierës së tij dhe me shumë gjasa sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më në radhët e Juves, edhe pse ende ai nuk është shprehur zyrtarisht për një gjë të tillë.