Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho nuk e dëshiron Buffonin te Roma

Gigi Buffon, do të largohet nga Juventusi pas përfundimit të këtij edicioni.

Roma ishte përmendur se klubi ku mund ta vazhdojë karrierën Buffoni.

Megjithatë, “Calciomercato” raporton se Roma dhe trajneri i saj Jose Mourinho nuk kanë shprehur asnjë interesim për portierin italian.

Bëhet e ditur se portieri i Wolvesit Rui Patricio është në listën e dëshirave të klubit romak.

Ai pritet ta zëvendësoi të lënduarin Pau Lopez.