Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffon sot i jep fund karrierës në ndeshjen Juventus – Verona

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për takimin Juventus vs Hellas Verona që fillon në ora 15:00 dhe është takimi përshëndetës për Gianluigi Buffonin, porterin legjendar të Juventusit dhe një prej portierëve më të mirë në histori të futbollit.

Juve veçse e ka fituar titullin e kampionit të Italisë, por në këtë ndehsje hyn ne motiv të veçantë, që të nderoj kapitenin legjendar.

Formacionet janë këto:

Juventus: Buffon, Sandro, Barzagli, Rugani, Lichtsteiner, Marchisio, Costa, Pjanić, Sturaro, Mandžukić, Dybala

Verona: Nicolas, Ferrari, Caracciolo, Vukovic, Souprayen, Romulo, Fossati, Zuculini, Fares, Cerci, Lee.