Sport

Buffon pranë rinovimit të kontratës me PSG-në

Foto: Reuters

Portieri Gianluigi Buffon është shumë afër rinovimit të kontratës me skuadrën franceze Paris Saint-Germain, shkroi të hënën "ESPN".

Me rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë, Buffon do të jetë pjesë e PSG-së deri në fund të edicionit 2020/21.

Mësohet se marrëveshja është arritur mes palëve dhe gjithçka do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, do të ngrihet edhe paga e Buffonit, i cili do të jetë pjesë e klubit deri në moshën 43-vjeçare.

Portieri italian para fillimit të këtij edicioni iu bashkua PSG-së si futbollist i lirë, pasi u larguar nga Juventusi pas 17 vjetësh. Këtë edicion, ka regjistruar 20 paraqitje për francezët në të gjitha garat.