Club Brugge ka bërë befasi të madhe të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Skuadra belge ka fituar 4:0 ndaj Portos në Portugali.
Ndeshja i ka takuar grupit B.
Që në minutën e 15-të, Brugge kaloi në epërsi. Ferran Jutgla konkretizoi penallti për 1:0. Kamal Sowah shënoi për 2:0 në minutën e 47-të, ndërsa menjëherë në minutën e 52-të, Andreas Skov Olson shënoi për 3:0.
Fare në fund, në minutën e 89-të, Antonio Nusa shënoi golin e katër për Bruggen.
Brugge tani udhëheq në grup me gjashtë pikë. Bayer Leverkuseni dhe Atletico Madridi i kanë nga tri pikë, ndërsa Porto mbetet pa pikë.