Club Brugge është në disavantazh pas pjesës së parë kundër Portos.
Pas 45 minutave në ndeshjen që po luhet në Belgjikë, rezultati është 1:0 në favor të Portos. Golin e vetëm në këtë pjesëlojë, e shënoi Mehdi Taremi në minutën e 33-të.
Për Bruggen, i cili veçse e ka siguruar avancimin në fazën e nokautit nga Grupi B, ky është goli i parë i pranuar në duelet që i ka luajtur në grupe.