Nuk ka dhënë fitues ndeshja e parë mes Club Brugge dhe Atletico Madridit. Të mërkurën mbrëma në Belgjikë, ndeshja e plejofit të Championsit përfundoi 3:3. Kështu skuadra që do të kualifikohet në një të tetën e finales të Ligës së Kampionëve do të përcaktohet më 24 shkurt në “Metropolitano” të Madridit.
Christos Tzolis shënoi në minutën e 91-të për të shmangur humbjen e nënkampionit belg.
Julian Alvarez shënoi që në minutën e tetë nga penalltia për epërsinë 1:0 të Atletico Madridit. Ademola Lookman shënoi gol në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë për epërsinë 2:0 të skuadrës së Diego Simeones.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Brugge nuk u ndal.
Raphael Onyedika në minutën e 51-të dhe Nicolo Tresoldi në minutën e 60-të shënuan për 2:2.
Ndërkohë Joel Ordonez shënoi autogol në minutën e 79-të për epërsinë 3:2 të Atletico Madridit, para se Tzolis të barazonte në minutën e parë shtesë të ndeshjes.