Futboll

Brugge në Champions me fitore 6:0

Club Brugge

Nënkampioni i Belgjikës, Club Brugge, ka bërë vend në fazën e ligës në Champions.

Në plejof, Brugge e kaloi Rangersin skocez.

Pas fitores 3:1 në Skocie, Brugge të mërkurën mbrëma fitoi 6:0 në Belgjikë.

Nicolo Tresoldi shënoi që në minutën e pestë për belgët. Më pas realizuan Hans Vanaken, Joaquin Seys (dy gola), Aleksandar Stankoviq dhe Christos Tzolis.

Rangersi prej minutës së tetë luajti me një lojtar më pak në fushë. Gjiganti skocez vazhdon në Ligën e Evropës.