Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brugge po e kërkon Januzajn

Kampioni i Belgjikës, Club Brugge po interesohet për shërbimet e sulmuesit të krahut, kosovarit Adnan Januzaj.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet belge. Bëhet e ditur se Brugge tashmë ka kontaktuar si Januzajn, ashtu edhe skuadrën e Real Sociedadit.

Te Brugge janë të vendosur për ta transferuar Januzajn gjatë kësaj vere.

Januzaj ka kontratë me Sociedadin deri në vitin tjetër, kurse së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi.

Artikuj të ngjashëm