Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brozoviqi vazhdon bisedimet me Interin

Interi është duke punuar për t’ia vazhduar kontratën mesfushorit Marcelo Brozoviq.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit italian janë në bisedime intensive me kroatin për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Brozoviqit skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Klubi italian thuhet se është pajtuar t’i plotësojë kushtet 28-vjeçarit për të mbetur në klub.

Brozoviq pritet të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.