Mesfushori kroat Marcelo Brozoviq ka refuzuar rinovimin e kontratës me Interin për shkak të kërkesave të larta që ka.
Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të premten, se gjasat janë të mëdha që kroati të largohet në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë kur edhe i skadon kontratë me Interin.
Mësohet se Brozoviq po kërkon pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh për të vazhduar bashkëpunimin me Interin, shumë të cilën ekipi italian për momentin nuk është në gjendje t’ia ofrojë.
Aktualisht, Brozoviq ka pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh te kampioni në fuqi i Italisë. 28-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2016 dhe këtë sezon ka dy paraqitje në Serie A.
Artikuj të ngjashëm