Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brozoviq në plane të PSG-së

Foto: AFP

Paris Saint-Germaini është shtuar në listën e klubeve që po interesohen për transferimin e mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozoviq, shkruan “Sportske Novosti”.

Real Madridi, Barcelona, Liverpooli dhe Bayern Muencheni po ashtu janë në garë për transferimin e mesfushorit 27-vjeçar. Vlera e Brozoviqit është rreth 60 milionë euro.

Brozoviq ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa i ka shënuar tre gola dhe asistuar pesë tjerë.