Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja shënon në fitoren e Chelseat

Chelsea ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Wolvesit, në kuadër të xhiros së 10-të në Premier League të shtunën.

Në “Stamford Brdige”, Blutë zhvilluan ndeshje dominuese. Në listën e realizatorëve të Chelseat për herë të parë u fut edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Kai Havertz në fund të pjesës së parë e shënoi golin e parë për vendasit. Christian Pulisiq (54’) dyfishoi rezultatin.

Rezultati përfundimtar u vulos nga Broja në fund të ndeshjes me një gol mjaft të bukur.

Fitorja ngrit Chelsean në pozitën e katërt me 16 pikë. Wolvesi është i 18-ti me vetëm gjashtë pikë.

 

Artikuj të ngjashëm