Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja kompleton huazimin te Vitesse

Sulmuesi Armando Broja është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i Vitesses.

18 vjeçari është huazuar për një sezon te Vitesse nga skuadra e Chelseat, transmeton KOHA.

Broja është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim, derisa ka theksuar se e sheh Vitessen vend ideal për të marrë përvojë.

“Dua të rritem si lojtar dhe si person. Dhe mbi të gjitha: dua të shënoj shumë gola. Do të jap gjithçka për ta bërë këtë”, është shprehur Broja.

Broja është përforcimi i katërt i Vitesses.