Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja i hapur për të gjitha opsionet

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja është i hapur për të gjitha opsionet në fund të këtij sezoni për të ardhmen e tij. Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Broja tashmë ka filluar t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe se nuk e përjashton largimin nga Chelsea, ekip që posedon kartonin e tij.

Broja është i huazuar te Southamptoni për një vit dhe në verë do të kthehet te Chelsea por nëse nuk i garantohen minuta në ekipin e parë, atëherë do ta kërkojë largimin.

Sulmuesi 20-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave angleze pas paraqitjeve të mira me fanellën e Southamptonit deri më tani. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë një asistim në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026 kurse sezonin e shkuar ishte i huazuar në Holandë te Vitesse.