Sulmuesi shqiptar, Armando Broja do të largohet nga skuadra e Chelseat, por do të mbetet në Premier League.
Ai pritet t’i bashkohet Southamptonit, kanë njoftuar mediumet britanike të hënën.
Bëhet e ditur se marrëveshja është arritur mes palëve, dhe pritet të zyrtarizohet brenda pak ditëve. Broja te Southamptoni do të huazohet për një vit nga Chelsea, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Broja ishte kërkuar edhe nga skuadrat tjera të Evropës, por te Chelsea kanë vendosur që ta huazojnë te Southamptoni, pasi do të ketë minutazh më të madhe në dispozicion.
Broja edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar, por te Vittesse në Holandë. 19-vjeçari shënoi 11 gola dhe asistoi tri herë në 34 paraqitje për ekipin holandez në të gjitha garat.