Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea i ofron kontratë të re Armando Brojës

Chelsea po kërkon të hapë bisedimet për vazhdimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, Amrando Broja, ka raportuar të enjten “Sky Sports”.

19-vjeçari i Shqipërisë shënoi 11 gola në 35 paraqitje te Vitesse për sezonin 2020/2021.

Ai te skuadra holandeze u huazua nga Chelsea, ndërsa siç raportohet, Thomas Tuchel pritet ta ketë në planet e tij për sezonin e ri.

Ai me Chelsean ka kontratë deri në fund të këtij muaji. Broja është zhvilluar te skuadra elitare e Anglisë, që ditë më parë fitoi Ligën e Kampionëve.