Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Chelsean.
Broja shkëlqeu dje në miqësoren kundër Peterborough, duke shënuar një gol dhe asistuar një tjetër, ndërsa dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje.
Me shumë mundësi, 19-vjeçari do të jetë pjesë e klubit të parë të Chelseat për sezonin e ri pasi është duke bindur me paraqitjet e tij trajnerin Thomas Tuchel.
Sulmuesi i Shqipërisë u shpreh i ngazëllyer me nënshkrimin e kontratës së re, duke thënë se është moment i veçantë për të pasi është rritur në akademinë e klubit londinez.
Broja sezonin e kaluar ishte i huazuar te Vittese ku shënoi 11 gola.