Armando Broja do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në FA Cup.
Sulmuesi shqiptar pas një ndërhyrjeje javën e shkuar në ndeshjen ndaj Watfordit u detyrua ta lërë fushën.
Broja mori një lëndim në sy që e detyroi të pushojë për disa ditë.
Trajneri i Southamptonit, Ralf Hasenhuttl, ka bërë të ditur se Broja do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Manchester Cityt.
"Pjesa tjetër e skuadrës është në formë. Ne kemi vetëm dy lëndime me Alex McCarthy dhe Lyancon. Të gjithë të tjerët janë kthyer në stërvitje”, deklaroi Hasenhuttl.
Ndeshja Southampton – Manchester City luhet të dielën nga ora 16:00.