Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja: E kam pritur këtë gol

Armando Broja shënoi golin e fundit në fitoren që Chelsea e shënoi të shtunën ndaj Wolvesit, 3:0.

Broja hyri në lojë si rezervist në vend të Mason Mountit dhe luajti në 20 minutat e fundit të ndeshjes në “Stamford Bridge”.

Gëzimi i tij fillimisht u ndal në gjysmë për shkak të rishikimit të VAR-it, por më pas u vërtetua se goli i tij ishte i rregullt.

“Gjithmonë duhet të presësh kur ata shohin për një pozitë jashtë loje të mundshme”, tha Broja. “I mbaja gishtërinjtë e kryqëzuar dhe lutesha, por e dija se kisha vrapuar në kohë të duhur. Faleminderit tifozëve për përkrahjen. Është e pabesueshme, kam qenë duke e pritur golin e parë. Është një moment i pabesueshëm. Nuk di çfarë të them. Të gjithë e dinë se në një prej klubeve më të mëdhenj në botë ka konkurrencë. Na ndihmon që ne të zhvillohemi. Ne kemi skuadër të fortë dhe të gjithë janë të nevojshëm për skuadrën”, theksoi ai.

21-vjeçari është paraqitur në nëntë ndeshje në të gjitha garat për Chelsean, por në të gjitha ndeshjet ka qenë zëvendësues. Broja synon që të kthehet në titullar për klubin në të ardhmen.

Edhe Goli pas afro dy vjetësh i jep Brojës vetëbesim për të tjera suksese Futboll 7 muaj më parë Goli pas afro dy vjetësh i jep Brojës vetëbesim për të tjera suksese

Ndeshja e radhës për Chelsean është të martën kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.